Sherri në Kuvend/ Berisha: Si mund të më ofendojë Rama mua?!

Sherri në Kuvend/ Berisha: Si mund të më ofendojë Rama mua?!

SHPËRNDAJE

Edhe gjatë ditës së sotme seanca ka patur debate të ashpra, mes kreut të Kuvendit Ruçi dhe deputetëve demokratë.

Që në nisje të seancës Ruçi ka përjashtuar nga seanca, Nokën, pasi ky i fundit i doli në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha.

Menjëherë pasi doli nga salla e seancës plenare ish-kryeministri tha për mediat se ish ministrat e diktaturës kërkojnë të ndalojnë fjalën e lirë.

“Ministri i fundit i diktaturës hoxhiste ka marrë përsipër një mision të shkatërrimit të një institucioni qëndron të demokracisë siç është parlamentit. Ju konstatoni se ai për herë të dytë ju mohon të drejtën fjalës për procedurë, e cila është e drejta më bazike jo vetëm në parlamentin shqiptar, por në të gjithë parlamentet e botës. Përfshi këtu dhe samitin e Kombeve të Bashkuar. E drejta e fjalës është një e drejtë që nuk mund të shkelet kurrë, vetëm nga një njeri që do ta shkatërroje Kuvendin. Çmimin më të madh do ta paguajnë ata vet. S’ka ndodhur kurrë që mos të t’u respektohet e drejta e fjalës si sot. S’kanë asnjë rëndësi ato të tjerat, kanë procedurën e vet, por kapitalen, si mund të më ofendojë mua Rama? Problemi themelor është kjo se kemi të bëjmë me mohimin e të drejtës. Mazhoranca ka një skenar me mashtruar qytetarët. Nuk kishte filluar fjala e Shezai Rrokaj. Ata janë shumicë krimit dhe drogës dhe ndihen të tmerruar aty ku janë.”, tha Berisha./syri.net/