SHERR I ASHPËR NË ÇIFTIN CLINTON PËR LIBRIN E HILLARY-T: BILL E...

SHERR I ASHPËR NË ÇIFTIN CLINTON PËR LIBRIN E HILLARY-T: BILL E HODHI NË KOSH!

SHPËRNDAJE

“Nuk mund ta titullosh librin tënd ‘What happened’, çfarë ka ndodhur. E di ti ç’ka ndodhur? Ke humbur! Ai titull është papjekuri dhe jo adapt ër atë që donte të bëhej gruaja e parë lidere e botës së lirë”.

Kjo ka qenë fjalia vrasëse e Bill Clinton ndaj gruas së tij ddy muaj më parë dhe prej atëherë bashkëshortët më të fuqishëm në botë nuk flasin me njëri-tjetrin.
Siç bën të ditur New York Post, sherri shpërtheu menjëherë sa doli libri.

Hillary-t, kritikat e të shoqit, jo vetëm nuk i kanë pëlqyer por e kanë nxjerrë jashtë vetes.

Gazeta amerikane citon si burim Edward Klein, autorin e biografive bestseller dedikuar dinastive të mëdha si ato Kennedy dhe Clinton.

Klein, që po publikon një libër të ri të titulluar “All out war: the plot to destroy Trump”, thotë që ka mësuar për sherrin nga miq intim të çiftit Clinton.

Mësohet se përplasja ka qenë e ashpër; Hillary refuzoi të lexonte shënimet që Bill kishte bërë në faqet e dorëshkrimit ddhe më pas ish-Presidenti e ka hedhur në kosh bocetën e librit të bashkëshortes.

Sipas burimeve që citon gazeta amerikane, prej dy muajsh Clinton-ët nuk flasin fare me njëri-tjetrin dhe Hillary po përdor turin e librit si një kohë reflektimi, duke sulmuar hakerët rusë, duke përsëritur se pa to ajo do të kishte fittuar. Një pozicion që Bill nuk e ka përkrahur asnjëherë. Që një muaj përpara fushatës elektorale ish-presidenti paralajmëroi të shoqen: “Do të humbësh nëse nuk shkon të bësh fushatë në Rust Belt(që është zona ndërmjet Ohio dhe Wisconcini-t, zonë industrial me papunësi të madhe që përgjithësisht ka votuar për demokratët porn ë fushatën e fundit ishte thelbësore për fitoren e Trump). Ajo nuk e dëgjoi të shoqin, duke evituar të hyjë në Amerikën e thellë.

Megjithatë zyrtarisht të dy bashkëshortët nuk e kanë pranuar zyrtarisht sherrin.

Një zëdhënës i Hillary-t tha se “Ed është vetëm një njeri i trishtuar që ka nevojë të sajojë realitetin”. Kurse nga stafi i Bill-it janë përgjigjur më ashpër: “Është vetëm një gënjeshtar patetik”.

Nëe fakt çifti Clinton që prej aferës me Monica Lewinsky janë në një marrëdhënie turbolente dhe asnjëherë të ngitur si më parë. /tesheshi.com/