Sekretari amerikan i Shtetit sërish vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Sekretari amerikan i Shtetit sërish vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson mbërriti sot në Riad për herë të dytë në pak muaj për të biseduar për krizën mes Arabisë Saudite dhe Katarit, që duket se ka hyrë në një ngërç.

Ministri i Punëve të Jashtme do të takohet me homologun e tij saudit Adel al Jubeir sot në mbrëmje për një darkë pune. Nesër, ai do të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Komisionit të Koordinimit irakiano-saudit, një prej shenjave të ngrohjes mes mbretërisë sunite dhe Bagdadit.

Arabia Saudite synon të limitojë influencën e Iranit shiit, armiku i tij rajonal.

Tillerson do të bisedojë me krerët saudite, që janë të fokusuara mbi rolin e Iranit në rajon, të kritikuar nga Uashingtoni dhe Riadi dhe për konfliktin në Jemen, më pas ai do të vizitojë Katarin.

Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë thyer marrëdhëniet e tyrediplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë se mbështet terrorizmin dhe se është afruar me Iranin.

Nga ana tjetër Katari i ka hedhur pështë këto akuza dhe i cilëson këto veprime si përpjekie për të vënë nën kontroll politikën e tij të jashtme.