Ballina Bota Richard Thaler fiton çmimin Nobel në Ekonomi

Richard Thaler fiton çmimin Nobel në Ekonomi

SHPËRNDAJE

Ekonomisti amerikan Richard Thaler, një nga baballarët themelues të ekonomisë së sjelljes, ka fituar çmimin Nobel për Ekonominë këtë vit.

Thaler nga Universiteti i Çikagos Booth, është bashkëautor i librit më të shitur në botë “Nudge”, që shpjegon se si njerëzit bëjnë zgjedhje të këqija dhe i ndihmon ata që të marrin vendime më të mira për jetën.

Komisioni i çmimit Nobel tha se puna e tij ka kontribuar për të kuptuar psikologjinë e ekonomisë.

Një nga gjyqtarët, Per Stroemberg i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, tha se puna e tij kishte hulumtuar se si aspektet specifike të psikologjisë njerëzore formojnë vendimet ekonomike.

“Gjetjet e Richard Thaler kanë frymëzuar shumë kërkues të tjerë që të shkojnë në gjurmët e tij dhe ka shtruar rrugën për një fushë të re në ekonomi, të cilën e quajmë ekonomi të sjelljes,”- tha Stroemberg.

Profesori do të marrë 850 mijë pound nga Komiteti

“Unë do të përpiqem që ti shpenzoj në mënyrën më irracionale që të jetë e mundur,”-tha 72 vjeçar.

Shpërndaj me/am/