PROKURORJA LILJANA SPASOVSKA KËRKON RIGJYKIM PËR RASTIN “MONSTRA”

PROKURORJA LILJANA SPASOVSKA KËRKON RIGJYKIM PËR RASTIN “MONSTRA”

SHPËRNDAJE

Prokurorja Liljana Spasovska propozoi rigjykim për rastin “Monstra”. Duke i dëgjuar argumentet e avokatëve të cilët e cilësonin akuzën si lojë e dobët e bazuar vetëm në supozime e jo prova, Spasovska tha se ky rast meriton rishqyrtim. Për Spasovskën më problematik është fakti që i gjithë opinioni është në dijeni se ekzistojnë biseda të përgjuara telefonike dhe ato meritojnë të sillen, pasi nuk duhet të merren vendime paushalle.

“Bisedat e përgjuara hedhin hije mbi këtë rast. Ne nuk duam të jetë ky rast me hije. E kam thënë edhe më parë se duhet nxjerrë fakte. Gjykata dhe ato që posedojnë bisedat e përgjuara duhet t’i sigurojnë për këtë proces”, ka thënë Spasovska.

Ajo e kritikoi vendimin e Gjykatës Themelore dhe të Apelit që tha se kanë pasur mundësi për korrigjime të vendimit, por nuk e kanë bërë. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/