Ballina Lajme PDSH mbajti tubim në lagjen Teteks në Tetovë (FOTO)

PDSH mbajti tubim në lagjen Teteks në Tetovë (FOTO)

SHPËRNDAJE

Partia Demokratike Shqiptare sonte më 03.10.17 mbajti tubimin e saj në lagjen Teteks të Tetovës. Para një numri të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën, Kryetari i degës të Tetovës, Dr. Arben Demiri, Adhurim Luta – kandidati për këshilltar nga lagja e teteksit, Adnan Bilalli – bartësi i listës së këshilltarëve, si dhe Bardhyl Dauti kandidati i PDSH-së për kryetar në komunën e Tetovës, të cilët e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së për Tetovën.

Z.Dauti në fjalimin e tij potencoi se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë investimet në infrastrukturë, stimulimi i ekonomisë vendase, rregullimi i kaosit trafik, menaxhimi i mirëfilltë me mbeturinat në këtë qytet, uji i pijshëm, rruajtja e ambienti jetësor dhe shumë projekte tjera, që kanë për qëllim rregullimin e kaosit urban që mbretëron në Tëtovë si dhe rikthimin e shpresës së humbur tek shqiptarët e Tetovës nga keq qeverisja e BDI-së.

Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mes tjerash theksoi se me votë për PDSH-në duhet ndëshkuar pushtetin që e solli Tetovën në këtë gjendje kaotike. Mesazhi që duhet përcjellur është se vota për PDSH-në do ta shtynë bashkësinë ndërkombëtare që edhe më shumë të angazhohet për ti ecur proceset tona përpara./Ditari.mk/