Parshikimi i motit

Parshikimi i motit

SHPËRNDAJE

Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes freskët, gjatë ditës më ngrohtë. Do të fryjë erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me temperaturë prej katër deri 24 gradë.

Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit stabil me mëngjese të ftohta, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje. Të shtunën herë pas herë do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës do të bie ndjeshëm, por nga e diela sërish do të jetë në rritje. Në fillim të javës së ardhshme të punës priten edhe temperatura mbi mesatare ditore për këtë periudhë të vitit.