Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

SHPËRNDAJE

Moti në Maqedoni pritet të jetë kryesisht me diell dhe më i ngrohtë me erë mesatare veriore, e cila më shumë do të jetë e theksuar përgjatë Vardarit. Mëngjesi do të jetë i freskët me temperatura të cilat do të lëvizin në interval prej 0 deri në 8, ndërsa temperatura më e lartë ditore e ajrit do të jetë prej 21 deri në 27 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare veriore. Temperaturat do të lëvizin prej katër deri në 25 gradë.

Në ditët në vijim vazhdon periudhë e motit me diell me mëngjese të ftohta, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje. Përjashtim do të ketë të shtunën kur moti do të jetë më vranësira të dobëta deri në mesatare dhe kohë pas kohe do të fryjë erë e përforcuar veriore, posaçërisht përgjatë Vardarit. Në fillim të javës së ardhshme priten temperatura ditore mbi mesataren.