Ballina Kronika Pamje të rënda/ Kur burri kthehet më herët nga puna dhe kap...

Pamje të rënda/ Kur burri kthehet më herët nga puna dhe kap gruan me të dashurin (VIDEO+18)

SHPËRNDAJE

Policia ka nisur hetime urgjente për burrin që është filmuar duke rrahur gruan e tij, pasi kishte lënë pa ndjenja të dashurin e saj, shkruan “Mirror”, transmeton Tetova News.

Burri i xhindosur nga xhelozia, Vasilij nga qyteti Salavat i Rusisë, goditi gruan e tij të zhveshur, e cila ishte e shtrirë në krevat dhe e mbuluar vetëm me një batanije të hollë.

Gruaja me emrin Nagja, gjatë gjithë kohës i përgjërohet që të mos e godas. Burri e pyet atë se ku kishte gabuar, që ajo e kishte patjetër të gjente një të dashur. Ndërkohë në video shihet edhe i dashuri i shtrirë në dysheme, i mbuluar me peshkir, i gjakosur.

Këtë skenë e filmoi një shok i burrit që i bashkohet në sulmin verbal ndaj gruas së tij të zhveshur.

Burri e akuzon gruan se është kurvë, kurse gjendja e saj dhe e të dashurit nuk dihet, shkruan “Mirror’.

Zëdhënësi i policisë thotë se po bëhen përpjekjet maksimale për të zbuluar identitein e sulmuesit, të gruas së rrahur dhe të dashurit të saj./TetovaNews