Ballina Bota Një i vdekur nga mbidoza e kokainës, arrestohet shpërndarësi shqiptar

Një i vdekur nga mbidoza e kokainës, arrestohet shpërndarësi shqiptar

SHPËRNDAJE

Një dozë kokaine mund të ketë qenë shkaku i vdekjes së një 18-vjeçari në kantinën e shtëpisë së tij, më 6 tetor. Elias Ghouiza është emri i të riut, për vdekjen e të cilit Prokuroria e Arezzos, Itali, ka nisur hetimet. Në celularin e tij janë gjetur disa kontakte për të cilët kanë nisur përgjimet e karabinierëve.

Një 21-vjeçar shqiptar, me iniciale F.R., pa vendbanim fiks, është ndaluar si i dyshuar për shpërndarje droge që ka shërbyer si shkak për vdekjen e 18-vjeçarit. Për të po mblidhen provat për shitjen e dozës vdekjeprurëse.

I riu rezulton si shitës droge prej një kohe të gjatë dhe gjatë arrestimit iu gjetën dy doza kokaine dhe 800 euro. I ndaluari gjendet në burgun e Perugias, në pritje të vendimit të gjykatës për masën e arrestit. Ndërkaq, autopsia e të ndjerit do të sqarojë të gjitha dyshimet për shkakun e vdekjes./syri.net/