Ballina Kronika Nipi plagos me thikë gjyshin dhe gjyshen

Nipi plagos me thikë gjyshin dhe gjyshen

SHPËRNDAJE

Nipi plagos me thikë gjyshin dhe gjyshen në banesë.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Freskut, në Tiranë. Të plagosurit ndodhen në spital
Policia ka ndaluar autorin B. Kaso, 19 vjeç dhe e ka shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
“Në rrugën “Muhamet Deliu”, shtetasi B. K., 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.”
Nga informacionet e para mësohet se nipi i ka kërkuar gjyshërve të tij
ti japin një shumë parash.
/Oranews.tv/