Motoçikleta përfundon poshtë fugonit, dy të plagosur

Motoçikleta përfundon poshtë fugonit, dy të plagosur

SHPËRNDAJE

Në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, një automjet është përplasur me një motoçikletë. Policia në Shqipëri ka njoftuar se nga verifikimi paraprak është konstatuar se automjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin P.B., 62 vjeç është përplasur me një mjet motor tip “Jamaha” me drejtues shtetasin G. Dh., 39 vjeç dhe pasagjer A. B., 21 vjeç të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.

Gjithashtu bëhet e ditur se të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të përplasjes së dy mjeteve, shkruan shekulli.