Mobilizohet emergjenca, uragani ‘Ophilia’ pritet ta godasë këtë shtet

Mobilizohet emergjenca, uragani ‘Ophilia’ pritet ta godasë këtë shtet

SHPËRNDAJE

Një stuhi tropikale në formë uragani pritet që të godasë Britaninën më 16 tetor të këtij viti.

Ekspertët kanë parashikuar se uragani ‘Ophelia’ do të godasë Britaninë e Madhe me erëra deri në 70 milje për orë, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.

Stuhia tropikale për momentin është përmirësuar dhe mbetjet e saj mund të arrijnë gjatë fundjavës ose në fillim të javës së ardhshme.

Ardhja e saj përkon me 30 vjetorin e Stuhisë së Madhe të vitit 1987, e cila goditi Anglinë jugore brenda natës më 15 tetor.

Uragani Ophelia nuk ka gjasa të shkaktojë aq shumë dëm sa Stuhia e Madhe e vitit 1987, e cila shpesh quhet “Uragani Fish”, por ekziston mundësia e një moti të çekuilibruar./Periskopi/