Milaim Zeka është arrestuar për mashtrim me viza

Milaim Zeka është arrestuar për mashtrim me viza

SHPËRNDAJE

Deputeti i NISMA’s Milaim Zeka është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës. Express merr vesh se arrestimi i tij ka ndodhur për dyshimet se Zeka ka qenë i përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani, për 920 kosovarë.

Arrestimi i ish-gazetarit është bërë nga njësiti i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovës, të hënën, gjatë mesditës, raporton Gazeta Express.

Arrestimi i Zekës ka ndodhur pak ditë pasi portali ‘Insajderi’ ka publikuar hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen Ilir Kransiqi.

Policia e Kosovës ende zyrtarisht nuk e ka konfirmuar arrestimin.