Ballina Lajme Kosovë Meta: Marrja e nënshtetësisë shqiptare s’e zgjidh problemin e proceseve integruese të...

Meta: Marrja e nënshtetësisë shqiptare s’e zgjidh problemin e proceseve integruese të Kosovës

SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës s; Shqip;ris, Ilir Meta, në një intervistë për “Radio Televizionin e Kosovës – RTK, foli për kërkesën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për pasaportat shqiptare, duke u shprehur se, “e vlerësoj si një protestë në emër të të drejtave të qytetarëve të Kosovës”.

“Po të varej prej meje dhe për dëshirën e institucioneve të tjera të Shqipërisë, kjo gjë do të ishte bërë që dje e jo që sot. Kjo nuk është një zgjidhje, as afatshkurtër dhe as afatgjatë për qytetarët e Kosovës. Marrja e nënshtetësisë shqiptare për t’iu gëzuar liberalizimit të vizave s’e zgjidh problemin e zhbllokimit të proceseve integruese të Kosovës”, ka thënë Meta.

“Shqipëria është nën monitorim nga vendet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian mbi plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e lëvizjes së lirë. Një lëvizje e pakonsultuar në këtë drejtim, mund të sillte pezullimin e vizave edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Mund të mos ishte tepër produktive pavarësisht nga qëllimi i mirë pozitiv dhe ndihmues, që ka një propozim i tillë. Duhet të shtojmë përpjekjet tona për të zhbllokuar çështjen e liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Meta.

Lidhur me kushtëzimin e liberalizimit të vizave me demarkacionin, Meta ë konsideroi “kushtëzim jo të drejtë dhe racional të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me çështjet e demarkacionit”. “Kosova i ka plotësuar të gjitha detyrimet që burojnë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. S’është e drejtë që pas kaq vitesh qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që të mos i gëzohen liberalizimit të vizave. Duhet të punojmë dhe në mirëkuptim dhe në mirëbesim edhe me palët e Malit të Zi, por edhe me BE-në për çështjen e demarkacionit”, tha ai.