Lokalet, 27 padi në Gjykatën Administrative

Lokalet, 27 padi në Gjykatën Administrative

SHPËRNDAJE

Subjektet politike kanë dorëzuar gjithësejt 27 padi kundër vendimeve të KSHZ-së deri tek Gjykata Administrative. Partitë kanë kundërshtuar vendimet e KSHZ-së për rrethin e parë të zgjedhjeve me të cilat janë refuzuar parashtresat për parregullsi në disa vendvotime. Afati për parashtrimin e padive ka skaduar sot në orën 11:00. Më së shumti padi ka parashtruar VMRO DPMNE-ja, 24 gjithësej, TMRO ka dorëzuar dy padi ndërsa “E majta” një padi.

Gjykata Administrative pas përmbylljes së afatit të ankesave, ka 48 orë për të vepruar dhe dhënë përgjigjen. Për paditë vendosin pesë gjykatës administrativ të zgjedhur me short, dhe secili prej tyre në mënyrë elektronike pranon rastësisht paditë që duhet ti shqyrtojë. Vendimet do të merren në mënyrë publike, në seanca të hapura.