Ballina Bota Lideri katalonas reagon pas ultimatumit spanjoll

Lideri katalonas reagon pas ultimatumit spanjoll

SHPËRNDAJE

Ne duam dialog dhe përgjigjja është Neni 155 të vihet në tryezë. Porosia është marrë, ka shkruar në Tuiter lideri katalonas Karles Puxhdemon, duke reaguar në ultimatumin e Qeverisë spanjolle.

Kryeministri spanjoll Mariano Rahoj i dha afat prej pesë ditëve Puçdemonit të prononcohet rreth pozitës së tij lidhur me deklaratën për pavarësi. Nëse lideri katalonas konfirmon se shpall pavarësi të rajonit, atëherë Madridi do t’i japë afat përfundimtar shtesë deri të enjten, 19 tetor, që ta “ndryshojë vendimin”, ndërsa pastaj do ta aktivizojë Nenin 155 të Kushtetutës, e cili e lejon Qeverinë spanjolle ta pezullojë autonominë e Katalonjës.

Zëvendëskryeministri katalonas Oriol Zhinkaras theksoi se, “atë që e dëshiron bashkësia ndërkombëtare dhe të cilën e pret Katalonja, është dialog i sinqertë, e jo konfrontim dhe kërcënime të reja”.

Puçdemon të martën në fjalimin e tij para Parlamentit në Barcelonë u propozoi deputetëve katalonas që të anulohet plani për shkëputje dhe të jepet kohë dhe mundësi për negociata me autoritetet spanjolle rreth çështjes për pavarësi. Rahoj e hodhi poshtë një dialog të këtillë./am/