LAJMI I FUNDIT: Incident në Gostivar, plagosen me thika 3 nxënës

LAJMI I FUNDIT: Incident në Gostivar, plagosen me thika 3 nxënës

SHPËRNDAJE

Rreth orë 13 në rrugën Zhivko Brajkovski, afër shkollës së mesme ekonomike 10-12 nxënës shqiptar nga fshati Çegran, përderisa kanë qëndruar në picerinë Bini, rreth 40-50 nxënës turq nga e njëjta shkollë nga fshati Vrapcishtë, janë përplasur fizikisht duke i goditur me grushta dhe shqelma. Gjatë sulmit është përdorur edhe një thikë. Plagë nga thika kanë marrë tre nxënës, dy prej të cilëve janë dërguar në Spitalin e qytetit në Gostivar, ndërsa njëri për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në Shkup. Për më shumë informata në orën 19./am/