Ballina Lajme KSHZ filloi me distribuimin e materialit të besueshëm zgjedhor

KSHZ filloi me distribuimin e materialit të besueshëm zgjedhor

SHPËRNDAJE

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot filloi me distribuimin dhe pranimdorëzimin e materialit të besueshëm zgjedhor në komisionet zgjedhore komunale (KZK) për zgjedhjet lokale të caktuara për të dielën.

Për fillim të aktiviteteve të karavanit me material zgjedhor, në deklaratë për mediat të paralajmëruar për në ora 9 në mëngjes në shtypshkronjën “Poliesterdej” në Vizbeg, do të informojë zëvendëskryetari i KSHZ-së, Rexhep Prekopuca.

Në pajtim me afatin zgjehdor, KSHZ-ja materialin zgjedhor e dorëzon në KZK më së voni në afat prej 72 orëve para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa KZK është i obliguar një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve ta dorëzojë materialin zgjedhor në këshillet zgjedhore.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.00.