Kroaci, gara për djathin më të mirë në botë

Kroaci, gara për djathin më të mirë në botë

SHPËRNDAJE

“Paski Sir” zuri vendin e parë në garën e djathit më të mirë në botë nga qumështi i deles. Gara ku morën pjesë dhjetëra garues u zhvillua në ishullin Pag të Kroacisë. Djathi u vlerësua në bazë të disa kritereve si sasia e kripës, aroma dhe dukja.

Shpesh na pyesin se cili është sekreti i Djathit të Pagut, por në fakt nuk është se ka ndonjë sekret. Sekret është fati se ishulli Pag është krastë e zhveshur me pak vegjetacion por shumë i veçantë, përplot me bimë aromatike dhe krip që erërat e sjellin gjatë dimrit. Delet tona këtu në ishull ushqehen kështu dhe qumështi që ata bëjnë është shumë i veçantë- thotë Martina Pernae, drejtoresh e “Paska Sirena”.

Djathi i kësaj zone është gjithmonë i shitur prandaj duhet rezervuar disa muaj më parë. Djathë-bërësit e zonës thonë se duan që produktin e tyre ta përhapin në nivel global por sasia e eksportit është e kufizuar./am/