Krizë e paprecedentë në marrëdhëniet Turqi-SHBA

Krizë e paprecedentë në marrëdhëniet Turqi-SHBA

SHPËRNDAJE

SHBA dhe Turqia kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar lëshimin e vizave ndaj qytetareve respektivë, në kundërpërgjigje ndaj njera-tjetrës.

Përplasja vjen pas arrestimit të një punonjësi të zyrës konsullore amerikane në Ankara nga autoritetet turke.

Punonjësi i ambasadës amerikane, me shtetësi turke, është arrestuar me akuzën e bashkëpunimit me rrjetin FETO të Fetullah Gylen.

Zyra konsullore amerikane shprehu shqetësimin e thellë dhe deklaroi pezullimin e të gjitha vizave të turizmit, studimit dhe biznesit, duke theksuar se siguria e punonjësve të saj ishte cënuar.

Menjëherë me pas, zyra konsullore turke ne SHBA mbajti të njëjtin qëndrim duke ndërprerë punën për lëshimin e vizave ndaj qytetarëve amerikanë.

Sipas “BBC”, deklarata e autoriteteve turke ishte një kopje e asaj të lëshuar nga amerikanët, me ndryshimin e vetëm të emrave të shteteve.

Ankara prej kohësh i kërkon Uashingtonit të ekstradojë klerikun Fetullah Gylen, i vendosur prej pothuajse dy dekadash në Pensilvani, për rolin e tij të dyshuar në grushtin e dështuar të shtetit në korrik 2016, gjatë të cilit humbën jetën më shumë se 240 persona.

Erdogan pas tentativës shikon Gylenin dhe mbështetësit e tij, ndërsa ky i fundit mohon akuzat duke e akuzuar Presidentin turk për prirje diktatoriale.

Më shumë se 40 mijë persona janë arrestuar dhe më shuëm se 120 mijë të tjerë janë pushuar nga administrata pas tentativës së dështuar për grusht shteti.

Sipas medias turke, kriza e fundit mes Turqisë dhe SHBA-së është e paprecendentë në marrëdhëniet mes dy vendeve aleatë në NATO që prej viteve 1950. Sipas tyre, SHBA ka ndërmarrë masa të ngjazhme edhe ndaj Libisë, Jemenit apo Sirisë, por situata në ato vende është krejt tjetër si pasojë e luftërave që vazhdojnë prej vitesh.

Kriza ka sjellë një zhvlerësim të menjëhershëm të monedhës vendase lirës turke, përballë dollarit dhe euros.

Aktualisht një dollar amerikan këmbehet me 3.71 lira turke, ndërsa euroaja ka thyer çdo rekord të mëparshëm duke u këmbyer me 4.51 lira turke.

/Tv Klan