Kosova voton për zgjedhje lokale të dielën

Kosova voton për zgjedhje lokale të dielën

SHPËRNDAJE

Në mesnatë fillon heshtja për zgjedhjet lokale të së dielës në Kosovë. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor njoftoi se ky institucion ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhje të lira, demokratike dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Komisioni Qendror I Zgjedhjeve ka emëruar edhe anëtarët e Këshillave të vendvotimit, rreth 18 000, të cilët do të punojnë në ditën e zgjedhjeve. Ne I bëjmë thirrje secilit prej tyre që t’i përmbushin me saktësi detyrimet e tyre ligjore, sepse vetëm në këtë mënyrë vullneti I votuesve do të realizohet. Gjithashtu dua t’i ftoj të gjitha subjektet politike dhe kandidatët e tyre që t’i kontribuojnë mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në këtë fitë. Për fund, dua t’i drejtohem të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, duke iu thënë se të dielën është dita e fjalës tuaj, prandaj shfrytëzojeni duke votuar për komunën tuaj – deklaroi Valdete Daka, Kryetare e KQZ-së .

Rreth 1 milion e 900 mijë qytetarë kanë të drejtë të zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe këshilltarët nëpër asambletë komunale. Analistët thonë këto zgjedhje I karakterizojnë premtimet megalomane. Garë e ngushtë ndërmjet dy ose tri subjekteve politike në komunat më të mëdha, si në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë e Mitrovicë. Procesi do të monitorohet nga një numër I madh I vëzhguesve vendas e të huaj. Ndërsa ambasadori ameikan, Greg Delaëie pret zgjedhje të ndershme. Në këto zgjedhje marrin pjesë 91 subjekte politike, prej të cilave 1 koalicion, 35 parti politike, 30 nisma qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur./am/