Ballina Lajme Kosovë Kosova dhe Maqedonia me mbledhje të përbashkët të Qeverive

Kosova dhe Maqedonia me mbledhje të përbashkët të Qeverive

SHPËRNDAJE

Kosova dhe Maqedonia do të mbajnë mbledhje të përbashkët në mes të dyja Qeverive, do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit ndërmjet dy shteteve respektive, do të synojnë projekte tëpërbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit si dhe do të shikojnë mundësinë e krijimit të pikave të përbashkëta doganore.

Këto ishin disa nga temat e takimit, të cilat u diskutuan në takimin në mes Zëvendëskryeministrit njëherit ministër i jashtëm BehgjetPacolli, me zëvendësryeministrin e Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike ishte një çështje tjetër, për të cilën të dyja palët kanë theksuar si të rëndësishme.

Në ndërkohë, sa i përket vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë përkitazi me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, pritet që Maqedonia t’i përmbahet dhe të veprojë në linjë me vendimin e saj për njohjen e Kosovës, transmeton Klan Kosova.