Koreja ‘nis luftën’? Kryen goditjen e parë ndaj SHBA-së

Koreja ‘nis luftën’? Kryen goditjen e parë ndaj SHBA-së

SHPËRNDAJE

Ndërsa bota është fokusuar tek kërcënimi bërthamor që vjen nga Koreja e Veriut, Peniani ka nisur goditjen e SHBA-së në mënyra të ndryshme; shteti komunist ka vënë në shënjestër burimet e saj të energjisë duke u përpjekur të infiltrohet në kompanitë amerikane të energjisë dhe të shkaktojë kaos.

Sipas “NBC News”, Kim Jong Un ka vënë në shënjestër rrjetin energjetik amerikan nëpërmjet sulmeve kibernetike kundër disa kompanive elektrike, duke u përpjekur të ndërhyjë me e-maile që mbajnë viruse.

Kjo, sipas “NBC”, është zbuluar nga një kompani private kibernetike, “Fireeye”, e cila i ka dorëzuar ekskluzivisht një raport të sajin kanalit televiziv. Nuk ka të dhëna se përpjekjet për hakerim kanë qenë apo jo të suksesshme, por “FireEye” vlerëson se vendosja nën shënjestër e kompanive elektrike mund të jetë e lidhur me tensionet në rritje mes dy vendeve.

“FireEye” ka dokumentuar ndërkohë sulme kibernetike kundër ushtrisë së Koresë së Jugut, impianteve të saj të energjisë e madhe edhe aviacionit, të gjitha të nisura nga Koreja e Veriut.

Më herët, Peniani kishte sulmuar “Sony”-n (tre vite më parë), në shenjë hakmarrje ndaj filmit të Hollivudit “Intervista”, që tallej me Kim Jong Un-in.

Tani ekspertët paralajmërojnë se ata po zhvillojnë të njëjtat teknika për të sulmuar sektorë të gjerë të ekonomisë amerikane.

Regjimi ka pajtuar rreth 6 mijë luftëtarë kibernetikë në kinë, Korenë e Jugut dhe vende të tjera fqinje, sipas një dezertori koreanoverior që ka folur për “NBC”. Industria amerikane thotë ndërkohë se Koreja e Veriut nuk ka ndërhyrë në rrjetin energjetik, por ata janë në gatishmëri për shkak të kërcënimit koreanoverior.