Kocijançiq: Përfaqësuesit e partive të veprojnë me përgjegjësi

Kocijançiq: Përfaqësuesit e partive të veprojnë me përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Komisioni evropian sot, pas një varg incidentesh gjatë fushatës për zgjedhjet lokale u bëri thirrje institucioneve në Maqedoni të krijojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

“Para zgjedhjeve lokale në vend, ne i inkurajojmë të gjithë përfaqësuesit e partive politike të veprojnë me përgjegjësi. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të sigurojnë kushte për proces të besueshëm dhe transparent zgjedhor, që do t’u mundësojë të gjithë qytetarëve që në mënyrë të lirë t’i realizojnë të drejtat e tyre demokratike”, njoftoi zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiq./am/