‘Kismet’ dokumentari i përbashkët i grave shqiptare dhe serbe

‘Kismet’ dokumentari i përbashkët i grave shqiptare dhe serbe

SHPËRNDAJE

Është një tregim për gratë nga Shqipëria e Serbia, i realizuar nga gra shqiptare e serbe të cilat besojnë se parakusht për progres e për paqe është bashkëpunimi i të rinjve dhe barazia gjinore.

Këto janë dy elemente kryesore të projeksionit filmik “Kismet”, i cili do të shfaqet në Qendrën Kulturore KC Grad në Beograd.

Dokumentari merret me jetën e tetë grave të cilat vijnë nga përvoja të ndryshme, por secila me një element të përbashkët: jetën në një sistem patriarkal, shkruan KultPlus. Sa jemi të njëjtë, sa jemi të ndryshëm? Pse një serb ka dëshirë ta mësojë gjuhën shqipe? Pse një shqiptare do të mund të martohej me një serb? Kush është armiku e kush miku?

A duhet vajzat e reja ta pranojnë “kismetin” e tyre apo duhet të luftojnë për diçka në jetë?
Dokumentari do të shfaqet me datë 11 tetor në ora 20:00, ndërsa është pjesë e projektit ‘Gratë e Shqipërisë dhe Kosovës: Ne mund t`ia dalim’/Revistakult/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakFlet psikologu i Weinstein