Kina dërgon luftanije dhe avionë për të ndjekur anijen amerikane

Kina dërgon luftanije dhe avionë për të ndjekur anijen amerikane

SHPËRNDAJE

Pekini ka dërguar një luftanije dhe avionë luftarakë për të vëzhguar nga afër një anije të marinës amerikane, e cila ndodhet pranë ishujve të diskutueshëm të Kinës Jugore.

Kina madje kërcënoi të dërgonte të tjera forca, për të përzënë anijen amerikane “ USS Chafee” nga ujërat e pretenduara nga kombi komunist, pas shqetësimeve se Uashingtoni po dëmtonte fuqinë e saj në rajon.

Të martën, ministria kineze e Mbrojtjes tha se ngjarja do të ndikonte në besimin mes dy vendeve dhe shtoi se operacionet e mëtejshme mund të shkaktojnë “incidente të padëshiruara”.

“Përballë provokimit të përsëritur nga forcat amerikane, ushtria kineze do të forcojë më tej përgatitjet për luftime në det dhe në ajër dhe përmirësimin e mbrojtjes për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe interesat e sigurisë”, deklaroi ministria.

SHBA-ja ka dërguar në mënyrë të përsëritur anijet në ishujt në Detit në Detin e Kinës Jugore, të cilat pretendohen nga Kina, Japonia dhe Filipinet. /SYRI.net/