Kaos në burgun meksikan, 13 të vdekur

Kaos në burgun meksikan, 13 të vdekur

SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Meksikë, ku si pasojë e përleshjes së bandave në burgjet e vendit, 13 veta kanë mbetur të vdekur.
Kanë qenë plot 250 të burgosur, që të ndarë në grupime janë zënë keq fare me njëri-tjetrin dhe me forcat e sigurisë gjithashtu, në burgun e Cadereyta.

Një zëdhënës i qeverisë ka thënë se forcat e sigurisë kanë përdorur forcën për të vendosur sërish qetësinë e plotë. Kjo është një ngjarje e radhës, pasi në Meksikë ka shpeshherë përleshje, kryesisht mes bandave të drogës.

Tensionet janë shtuar edhe jashtë burgut, për shkak se të afërmit dhe miqtë e të burgosurve janë përleshur edhe me policinë, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Autoritetet kanë thënë se një luftë e përgjakshme kishte nisur të martën, mes bandave që kontrollojnë trafikun e drogës në vend. Në vitin 2016, një trazirë që ndodhi në burgun e Topo Chico dhe la 49 të vdekur.