Ballina Lajme KANDIDATËT NGA TETOVA NËNSHKRUAJNË DEKLARATË PËR RUAJTJEN E AMBIENTIT (VIDEO)

KANDIDATËT NGA TETOVA NËNSHKRUAJNË DEKLARATË PËR RUAJTJEN E AMBIENTIT (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Organizata ambientaliste “Eco Guerilla” ka ftuar kandidatët për kryetarë të Komunës së Tetovës që të nënshkruajnë një deklaratë me pesë pika që kanë të bëjnë kryesisht me zotimet e tyre për transparencë, ruajtjen e ambientit jetësor në Tetovë, sigurimin e hapësirave të gjelbëra dhe të ngjashme.

Dy kandidatët të cilët ishin prezent në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratës, Teuta Arifi nga BDI dhe Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët thanë se këto pika ndodhen edhe në programet e tyre dhe u zotuan se do të mundohen t’i përmbushin.

Kandidatët e tjerë nuk arritën në kohë të marrin pjesë në aktin e nënshkrimit edhe pse siç thanë nga Eco Guerilla të gjitha kën premtuar se do t’a nënshkruajnë. Kandidati i PDSH-së, Bardhyl Dauti, deklaratën e ka nënshkruar më vonë në zyrat e Lëvizjes “Eco Guerilla”, ndërsa për kandidatët e tjerë thanë që mbetet e hapur deklarata për ta nënshkruar gjatë periudhës në vazhdim./SHENJA/