Itali, vritet me armë zjarri 39 vjeçari shqiptar në qendër të Torinos

Itali, vritet me armë zjarri 39 vjeçari shqiptar në qendër të Torinos

SHPËRNDAJE

Një 39 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Torino të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 minuta të natës së shkuar në një zonë me lokale në Sao Paulo, një lagje popullore afër qendrës së qytetit.
Mediat italiane si “Tg.com24”, shkruajnë se 39 vjeçari mbeti fillimisht i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak momente më vonë.
Policia ka shkuar në vendin e krimit dhe po heton për të identifikuar se kush e ka qëlluar dhe për arsye është vrarë shqiptari.
Dyshohet paraprakisht se ndaj tij kanë qëlluar dy burra. Dyshohet se arma e qëlluar është e kalibrit 45.
Paraprakisht, hetuesit kanë ngritur hipotezën se shqiptari mund të jetë vrarë për larje hesapesh midis grupeve shqiptare.
/Ora News.tv/