Itali – shqiptari dhe marokeni terrorizojnë Firencen

Itali – shqiptari dhe marokeni terrorizojnë Firencen

SHPËRNDAJE

Një shqiptar dhe një maroken kanë shkaktuar terror gjatë natës në Firence të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se një maroken 31 vjeç dhe një shqiptar 30 vjeç në gjendje të dehur ata janë futur në një lokal nate dhe kanë nisur të kërcënojnë njerëzit aty, duke thirrur edhe me fjalët “Allah Akbar”.
“Ata u kthyen papritmas duke bërtitur në gjuhën e tyre, dhe duke mbajtur në duar thika u nisën në drejtim të njerëzve dhe personave të sigurisë”, tha Pierluigi Tarchi, administrator i sigurisë.
Një prej rojeve të sigurisë tha se marokeni i kishte vendosur thikën në fyt.
“Ai bërtiste në arabisht, unë nuk mund të kuptoj se çfarë ai thoshte”, tha roja i sigurisë.
Në fund të përleshje me rojet e sigurisë, të dy të huaj pësuan lëndime: shqiptar u trajtuar në spital pasi kishte pësuar dëmtime në nofull, ndërsa plagë kishte marrë edhe marokeni./Oranews.tv//