“Incidenti” në Shkodër/ “Unë jam Fatos Nano”, Garda nuk e lejon ish-kryeministrin...

“Incidenti” në Shkodër/ “Unë jam Fatos Nano”, Garda nuk e lejon ish-kryeministrin të parkojë (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Fatos Nano është filmuar sot në qytetin e Shkodrës ku kryefjalë është ndeshja e madhe Shqipëri-Itali, e para në historinë mes këtyre dy skuadrave si ndeshje zyrtare. Ai ka hyrë në Teatrin “Migjeni” dhe menjëherë pas tij ka mbërritur edhe lideri i PS-së, Edi Rama. Ajo që ra në sy ishte se Nano e drejtonte vetë makinën me të cilën mbërriti në Shkodër.

Sakaq, raportohet se Nano nuk është lejuar që të parkojë makinën e tij pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’, edhe pse sipas Panorama-s i është drejtuar gardistit me fjalët ‘Unë jam Fatos Nano’. Nga ana e tij ushtari i Gardës i tha: ‘unë të njoh, por nuk lejohet’.