Ballina Lajme Kosovë Haradinaj: Vota ime për Demarkacionin me Malin e Zi mbetet ‘JO’

Haradinaj: Vota ime për Demarkacionin me Malin e Zi mbetet ‘JO’

SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovë Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi vazhdon të mbetet në Qakorr dhe Kull.

Kryeministri i Kosovë Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi vazhdon të mbetet në Qakorr dhe Kull.

Ai ka thënë se kjo çështje tash është në proces, dhe se komisioni i ri ka mbështetjen e qeverisë për ta vërtetuar çështjen e kufirit.

Haradinaj në Kuvend ka thënë se vota e tij për këtë version të kufirit dihet së është kundër.

“Vota ime personale për ketë version është jo dhe mbetet jo”, ka thënë kryeministri Haradinaj./zeri.info/