Haradinaj: VETËVENDOSJE nuk më gjuan me vezë sepse e dinë kush jam...

Haradinaj: VETËVENDOSJE nuk më gjuan me vezë sepse e dinë kush jam unë (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Qeveria është ndërruar, por Vetëvendosje është akoma në opozitë. Megjithatë, kryeministri Ramush Haradinaj nuk mendon se kjo parti do të bëjë opozitën e njëjtë edhe ndaj tij siç bënte ndaj ish-kryeministrit Isa Mustafa. Ai thotë se Vetëvendosje e di kë e ka përballë dhe se ai nuk do të duronte të sulmohej.

Kuvendi i Kosovës ka qenë në funksion shumë pak prej konstituimit. Interpelanca e thirrur nga Lidhja Demokratike lidhur me disa akuza ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ishte përballja e parë e Qeverisë me opozitën.

Ramush Haradinaj thotë në Emisionin Komiteti se opozita, atë ditë nuk kishte pse të tregohej e ashpër në Kuvend, ashtu siç jemi mësuar ta shohim sepse nuk kishte arsye, por edhe se me Rikallon ishin njohur më parë, duke përmendur deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Ndërsa, Haradinaj në përgjithësi, gjatë mandatit të tij, nuk pret një opozitë, përkatësisht një Vetëvendosje të dhunshme sikurse mandatin e kaluar.

“Nëse do të më gjuanin me vezë, unë i gjuaj me çka kam”, ka thënë Haradinaj.

Por, kryeministri nuk mendon se Vetëvendosje do ta gjuanin me vezë, ose do të përdornin ndonjë metodë të dhunshme ndaj tij, sepse ata e dinë se kë e kanë përballë tani. /Express/