Ballina Kronika GJATË DY DITËVE TË KALUARA 16 FATKEQËSI NË RRETHINËN E SHKUPIT

GJATË DY DITËVE TË KALUARA 16 FATKEQËSI NË RRETHINËN E SHKUPIT

SHPËRNDAJE

Gjatë dy ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur gjithsej 16 fatkeqësi të komunikacionit. Në dy prej tyre më rëndë janë lënduar dy persona, në nëntë lehtë u lënduan 14 persona, ndërsa pesë fatkeqësi kaluan vetëm me dëm material.
Siç informoi MPB, të martën policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në shtatë fatkeqësi të komunikacionit, prej të cilave në një rëndë u lëndua një person, në katër më lehtë u lënduan katër persona, ndërsa dy kaluan vetëm me dëm material.
Këtë fundjavë policia ka zbuluar dhe sanksionuar nëntë shoferë, të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve dy për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe shtatë të cilët e kanë drejtuar automobilin pa patentë shoferi. Po ashtu, nga komunikacioni janë përjashtuar edhe shtatë persona të cilët e kanë drejtuar automjetin me leje të skaduar komunikacioni. Janë sanksionuar edhe katër shoferë për shkak të qëndrimit të parregullt dhe tre shoferë për tejkalim të parregullt. Janë hasur edhe 42 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.