Flet psikologu i Weinstein

Flet psikologu i Weinstein

SHPËRNDAJE

Weinstein i ka dhënë leje psikologut të tij të flas për media, me ç’rast ky i fundit ka thënë që programi i Weinstein ka zgjatur një javë, në të cilin është përfshirë terapia intensive.

Sipas tij kjo terapi ka ndihmuar Weinstein që të menaxhoj zemërimin e tij, të ketë të qartë kufijtë dhe sjelljet e tij ndaj të tjerëve, njofton syri.net.

Ai ka deklaruar që Weinstein e ka marrë këtë program me shumë seriozitet.

“Ai ishte i aftë që të fokusohej në terapi, pa marre parasysh gjërave që po ndodhnin përreth. Gjithmonë ka ardhur nëpër takime dhe ishte mjaft serioz” ka thënë psikologu që ka dashur të mbetet anonim.

Fillimisht Weinstein pati vendosur që të kthehej në shtëpi mirëpo tani plani ka ndërruar dhe ai do të qëndroj në Arizona për të vazhduar terapinë.