Flet artisti që po performonte kur ndodhi sulmi në Las Vegas

Flet artisti që po performonte kur ndodhi sulmi në Las Vegas

SHPËRNDAJE

Jason Aldean ka folur pasi të paktën 59 persona u vranë dhe rreth 527 u plagosën të dielën, teksa grupi i tij po performonte në festivalin 91 Harvest në Las Vegas.

Nga dhoma e hotelit Mandalay Bay, kati i 32-të, Stephen Paddock hapi zjarr drejt një turme prej më shumë se 22 mijë njerëz.

Pas kësaj, Aldean hyri në Instagram për të lajmëruar fansat se ai ishte i sigurt dhe u lut për ata që nuk janë më. “Sonte ka qenë një natë e tmerrshme, unë ende nuk e di ç’të them, por dëshiroj që të gjithë ta dinë se unë dhe ekipi im jemi të sigurtë. Lutjet e mia shkojnë për të gjithë ata që vdiqën e u lënduan sonte”, tha ai.

Të hënën vonë, artisti u lut për unitet.

“Gjatë 24 orëve të fundit kam përjetuar shumë emocione, frikë, zemërim, dhembshuri dhe shumë të tjera. Nuk e kuptoj pse një person dëshiron të marrë jetën e një tjetrit. Çfarë ka ndryshuar në këtë vend dhe në këtë botë kohëve të fundit?”, tha Aldean. “Kjo botë po shndërrohet në llojin e vendit kur kemi frikë për t’i rritur fëmijët”.

Është e pamundur që të mos politizohet tragjedia, por tani për tani, Aldean dëshiron që amerikanët e tij të përqendrohen në bashkimin për të shpëtuar nga këto sulme.

“Në fund të ditës ne nuk jemi demokratë apo republikanë, të bardh ose zezakë, burra apo gra, të gjithë jemi njerëz dhe të gjithë jemi amerikanë dhe duhet të veprojmë dhe të qëndrojmë së bashku”.

“Zemra ime ndjen dhimbje për viktimat dhe familjet e tyre pasi këtij akti të tmerrshëm. Më vjen keq për lëndimin dhe dhimbjen që të gjithë ndjejnë tani dhe nuk ka fjalë që mund të ma përshkruaj dhimbjen”.