Edhe intelektualët të gatshëm për ta braktisur vendin (VIDEO)

Edhe intelektualët të gatshëm për ta braktisur vendin (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Hulumtimi i realizuar nga Instituti për Hulumtime Strategjike dhe Edukim, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë dhe institute tjera tregon se 68% e intelektualëve janë të gatshëm të braktisin vendin. Kështu thonë të dhënat nga hulumtimi i realizuar nga Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim, në bashkëpunim me fakultetin e drejtësisë “Justinijani i parë” dhe Qendra për Ekspertizë në shkencat shoqërore në Lozanë të Zvicrës.

Sipas këtij hulumtimi, faktorët që ndikojnë në ikjen e intelektualëve janë mungesa e mjeteve për  financim, dhe 100 % janë përgjigjur negativisht në pyetjen se a vlerësojnë që shteti jep mjaftueshëm mjete për hulumtim. Faktorët tjerë sipas hulumtimit janë mundësitë e shumëta jashtë vendit dhe stili më i mirë i jetesës.

MISHO DOKVANOVIÇ, PROFESOR UNIVERSITAR
“Kemi pyetur edhe ku do të iknin, dhe numri më i madh, mendoj se më tepër se 70% do të iknin në vendet e BE-së, më pas vijojnë SHBA-të dhe Australia. Ne kemi parashtruar edhe pyetje tjetër, a do të iknit jashtë shtetit dhe do të pranonit punë e cila nuk u përshtatet kualifikimeve tuaja, sepse këta kanë kualifikime më të larta, dhe madje 60% thonë se do të pranonin punë e cila nuk i përshtatet kualifikimeve të tyre. Kjo flet për statusin shoqëror të kësaj kategorie. Sepse e dini në opinion jepen shpesh perceptime se profesorët universitar janë kushedi se sa të paguar, se kanë kushedi se sa privilegje, megjithatë në anketën tonë thuhet se pjesa më e madhe e tyre, kanë të ardhura mujore neto nga 500 deri në 700 euro”

Sipas Majkëll Okser, nga Qendra për ekspertizë në shkencat shoqërore në Lozanë të Zvicrës, ky hulumtim është i rëndësishëm për të identifikuar faktorët që ndikojnë në ikjen e intelektualëve nga Maqedonia, me qëllim të parandalimit të ikjes së tyre në të ardhmen dhe ofrimit të kushteve që ata të mund të punojnë në Maqedoni.

Majkëll Oksner, FORS

“ Nga aspekti ynë ky hulumtim është I rëndësishëm sepse ndihmon që të identifikohen cilat janë punët që duhet të ndryshohen, në mënyrën se si evaluohen dhe valorizohet puna e hulumtuesve të rinj, me qëllim që të zhvillohet ajo dhe të ofrohen kushte në Maqedoni, me të cilat ata do të qëndrojnë këtu, ta punojnë punën e tyre këtu, e jo të shpresojnë të ikin nga vendi dhe të kërkojnë punë në vendet e zhvilluara perëndimore”

Hulumtimi ka përfshirë personat më të arsimuar dhe më të ngritur intelektualisht siç janë profesorët universitarë, hulumtuesit, asistentët dhe kështu me rradhë. Të anketuarit i përkisnin moshave 31 deri në 45, dhe 45 deri në 60 vjet dhe bëjnë pjesë në fushën e shkencave shoqërore. Ajnur Bafqari /SHENJA/