Dy kryetarët e BDI – së, ai i Zhelinës dhe i Bërvenicës...

Dy kryetarët e BDI – së, ai i Zhelinës dhe i Bërvenicës në mesin e tre kryetarëve më të pasur

SHPËRNDAJE

Vetura, banesa, shtëpi, truall, kredi, çfarë posedojnë kandidatët për kryetarë komunash dhe funksionarë politik? Sipas Listës anketuese, vendin e parë e zë Ratko Dimitrovski kryetari i Koçanit nga radhët VMRO-DPMNE-së i cili posedon pasuri në vlerë totale prej 201 milion denarë. Ai ka dy vetura, dy shtëpi dhe tokë bujqësore.

Në vendin e dytë radhitet Fatmir Izairi, kandidati dhe kryetari aktual i Komunës së Zhelinës nga radhët e BDI-së. Ai bashkë me bashkëshorten e tij, posedojnë 3 makina, një barnatore, firmë dhe poliklinikë.

Vendin e tretë e zë Enver Pajaziti kandidati dhe kryetari aktual i Komunës së Bërvenicës nga radhët e BDI-së. Bashkë me familjen posedojnë 2 vetura, shtëpi për pushim e cila kushton 60 mijë euro. Posedon edhe tokë në Çellopek prej 49 mijë eurosh. Lista anketuese e tij peshon 1 milion e 500 mijë euro.

Në vendin e katërt qëndron kandidati dhe kryetari aktual i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta i cili ka pasuri prej 1 milion e 300 mijë eurosh. Ai posedon 3 banesa, 4 vetura dhe ka librezë devizore prej 26 mijë euro.

Petre Shillegov kandidati për kryetar në Qytetin e Shkupit qëndron në vendin e pestë. Pasuria e tij peshon 1 milionë e 268 mijë euro. Ka një shtëpi që kushton 390 mijë euro ndërsa sëbashku me bashkëshorten posedojnë edhe 4 banesa në Shkup.

Ndër ministrat më të pasur, njëherit edhe kandidatë për kryetarë komunash, janë Arben Taravari dhe Ramiz Merko. Arben Taravari ka raportuar se posedon pronë prej 1 millionë e 8 mijë euro. Posedon veturë Volvo me vlerë 50 mijë euro. Ramiz Merko, ndërkaq, peshon 683 mijë euro. Ka banesë dhe dy shtëpi ku njërën e ka në Durrës.

Në përputhje me nenin 33 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit, detyrim për paraqitje të pronës ka personi i zgjedhur apo i emëruar, personi përgjegjës në ndërmarrje publike, në institucion publik apo personi juridik që disponon me kapital shtetëror, gjatë emërimit apo përzgjedhjes. Këtë ai duhet ta bëjë më së voni në afat prej 30 ditësh nga dita e emërimit apo përzgjedhjes duke plotësuar një pyetësor me përshkrim të detajuar të pronës së tundshme dhe të patundshme, letrave me vlerë dhe borxheve, si dhe të pasurisë që është në pronësi të tij apo në pronësi të anëtarëve të familjes së tij, duke shënuar edhe bazën e fitimit të pronës së paraqitur.