Dokumentet e përgjimit janë djegur 30 km larg Shkupit

Dokumentet e përgjimit janë djegur 30 km larg Shkupit

SHPËRNDAJE

Tridhjetë kilometra nga qendra e Shkupit gjendet baza “Brest”, ku të pandehurit në “Fortesa 2” kanë djegur dokumente zyrtare lidhur me përgjimet e paligjshme. Pas fshatrave Rzhaniçino dhe Petrovecgjendet vendi ku siç thuhet në aktakuzë, me urdhër të ish-shefit të DSK-së Goran Grujevski, gjashtë kolegë të tij i kanë shkatërruar dokumentet e policisë sekrete. Nga MPB-ja edhe pse dhanë udhëzime të përgjithshme, se ku gjendet ky vend, nuk e zbuluan pozicionin e saktë.

“Ministria e Brendshme nuk e zbulon vendndodhjen e saktë të bazës “Brest”, ku janë djegur dokumente zyrtare në lidhje me përgjimet e paligjshme. Edhe pse Alsat kërkoi leje nga ministria për të regjistruar bazën, shkaku i rrezikut të sigurisë, një leje e tillë nuk na u dha.”

Ekspertët në fushën e sigurisë shpjegojnë se baza është marrë përsipër nga ushtria. Pohimet e një pjese të punonjëseve të pandehur janë, se janë manipuluar dhe se nuk e kanë ditur se po asgjësojnë dokumente të rëndësishme, për ish shefin e MPB-së, Ljubomir Gjurçevski mund të jenë të vërteta. Ai nuk përjashtoi mundësinë se eventualisht janë ballafaquar me kërcënime për të nënshkruar diçka pa e ditur. Kur është zbardhur sakandali me përgjimin masiv ilegal, sipas tij, ka filluar procesi i fshehjes së gjurmëve.

Fshehja, mua më lë arsye për të dyshuar se është kryer torturë ndaj disa vartësve të tyre, të punësuar në drejtori, që të nënshkruajnë diçka kundër vullnetit të tyre dhe bindjeve tyre. Kur kemi një situatë ku kriminelin e takoni në kryerjen e veprës penale, ai është i gatshëm të bëjë edhe 100 vepra të reja për ta mbuluar veprën e mëparshme, ose ta mbulojë veprën penale  – deklaroi Ljubomir Gjurçevski, Ish-kryeshef në MPB.

Dje në gjykimin për rastin “Fortesa 2”, dëshmitarët në gjyq thanë se kanë ngritur qese të zeza me dokumente nga Ministria e Brendshme dhe i kanë djegur në bazën “Brest”. Njëra nga të pandehurat tha se ka firmosur procesverbal pa e e ditur përmbajtjen. Nëpërmjet rastit “Fortesa 2” Specialja duhet ta përpilojë mozaikun i cili ka përgjuar ilegalisht në Maqedoni. Zbardhje të plotë të skandalit kërkoi edhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Brajan Hojt Ji, në një intervistë për Alsat. Sipas tij, përcaktimi i përgjegjësive për përgjimin e paligjshëm do ti bind BE-në dhe NATOn se Maqedonia është e gatshme për integrim në këto organizata.

Bojan Stojanovski