Dinamika e masakrës së Las Vegas-it, agresori kishte 34 armë në dhomë,...

Dinamika e masakrës së Las Vegas-it, agresori kishte 34 armë në dhomë, qëlloi për 10 minuta

SHPËRNDAJE

Policia amerikane po kërkon të dhëna për të shpjeguar se përse një pensionist i dhënë pas lojërave të fatit, pa asnjë dosje penale, krijoi një magazinë snajperësh në një dhomë hoteli në Las Vegas, nga dritarja e të cilit qëlloi 59 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë.

Mediat amerikane zbardhen dinamikën e ngjarjes tragjike. 64-vjeçari, Stephen Paddock ka thyer xhamin e dritares në katin e 32 -të hotelit Mandalay Bay.

 

Në suitën ku po qëndronte ai kishte më shumë se 34 armë. Agresori përdori snajper për të qëlluar nga një distancë prej rreth 300 metrash mbi turmën me 22 mijë vetë që po ndiqnin një koncert të muzikës kauntri. Paddock hapi zjarr mbi turmën për të paktën 10 minuta përpara se policia ta gjente në dhomën e tij të vetëvrarë.

Kjo është ngjarja me vdekjeprurëse në historinë moderne amerikane shkaktuar nga një person, i cili nuk ka shërbyer në ushtri, nuk ka histori të problemeve të shëndetit mendor dhe nuk ka shfaqur asnjëherë pakënaqësi politike apo pikëpamje radikale.

Përgjegjësinë që mori Shteti Islamik mbi ngjarjen, zyrtaret amerikane e kanë hedhur poshtë.  Ata thonë se sulmi nuk ka asnjë lidhje me ndonjë grup terrorist duke lënë të kuptohet që ky mund të jetë një tjetër dështim i ISIS, i cili jo pak herë është dyshuar se ka marrë përsipër ngjarje për të cilat nuk ka qenë vërtet përgjegjës.

Teksa po hetojnë, autoritete amerikane presin që e dashura e 64-vjeçarit, Marilou Danley, një filipinase, të hedh sa do pak dritë mbi misterin që rrethon motivin e këtij krimi. Aktualisht, e dashura e 64 vjeçarit ndodhet në Tokio. Sherfifi i Las Vegas tha se 62 vjeçarja do të hetohet në lidhje me ngjarje.