Dhurata për ditëlindje nënës së tetë fëmijëve i kthehet në tragjedi (FOTO)

Dhurata për ditëlindje nënës së tetë fëmijëve i kthehet në tragjedi (FOTO)

SHPËRNDAJE

Një nënë e tetë fëmijëve vdiq në një aksident me parashutë ku asaj kjo përvojë i ishte dhënë si një dhuratë për ditëlindjen e saj të 50-të.

Kerri Pike është emëruar si një nga viktimat e një aksidenti të tmerrshëm në Mission Beach, pranë Cairns në Queensland, që ndodhi rreth orës 3:15 të pasdites lokale.Ajo po hidhej me parashutë së bashku me një instruktur me përvojë, kur në fund u prish gjithçka, raporton Cairn Post, shkruan Periskopi

Trupi i saj, dhe instruktori, u gjet në një pemë në një fermë banane rreth orës 3:30pm.

Viktima tjetër, gjithashtu një instruktor me përvojë, u gjet në kopshtin e pasme të një banori.

Pike kishte tetë fëmijë dhe iu dha përvoja e hidhjes me parashutë si një dhuratë për ditëlindje.

“Dy burra në të 30-at dhe një grua në të 50-at u gjetën të vdekur në vendngjarje”, njoftuan burimet policore./Periskopi/