Ballina Lajme Kosovë Dështon mocioni i LDK-së për shkarkimin e Nenad Rikalo

Dështon mocioni i LDK-së për shkarkimin e Nenad Rikalo

SHPËRNDAJE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkarkimin dhe nisjen e menjëhershme të hetimeve ndaj ministrit Nenad Rikalo.

Nga 68 ligjvënës që kanë marrë pjesë në votim, për kanë votuar 27, kundër kanë votuar 40, ndërsa një ka abstenuar, njofton Klan Kosova.

Ministri Nenad Rikalo akuzohet nga banorë të lagjes Dardania në Prishtinë për veprimet e tij, të ushtrimit të dhunës në forma të ndryshme, gjatë kohës së luftës në Kosovë.