Denoncon gazetari i kronikës: Kjo është banda më e rrezikshme e Tiranës,...

Denoncon gazetari i kronikës: Kjo është banda më e rrezikshme e Tiranës, ju tregoj si funksionon

SHPËRNDAJE

Gazetari Julian Kasapi, tha se për të luftuar krimin, duhet ditur se si funksionojnë bandat.

Sipas tij, policia ka informacione, se kush janë klanet në Shqipëri, çfarë aktiviteti zhvillojnë dhe ku i çojnë paratë e tyre. Kasapi, duke iu referuar burimeve të brendshme nga policia, tregoi mënyrën se si këto grupe kriminale pastrojnë paratë në Shqipëri.

Ai u shpreh se:

Klanet mafioze i sigurojnë paratë, nëpërmjet 4 aktiviteteve: shfrytëzimi i prostitucionit, trafik narkotikësh, mospagim i taksave dhe trafik njerëzish. Më pas këto para i pastrojnë nëpërmjet disa mënyrave, të tilla si:
– Investimi në pasuri të paluajtshme (shtëpi, automjete etj.);

– Investime në fushën e ndërtimit;

– Investime në aktivitete tregtare (dyqane, lokale, karburante);

– Transaksione bankare;

– Falsifikime dokumentesh;

– Krijimi i kompanive offshore.

Pjesa dërrmuese e pasurive dhe aktiviteteve, nuk është regjistruar në emër të anëtarëve të klaneve. Por, rezulton të jetë regjistruar në emër të familjarëve të personave apo të njohurve të tyre”.

Ai përmendi edhe rastin specifik të bandës më të rrezikshme në Tiranë, si dhe tregoi aktivitetin dhe mënyrën si është organizuar ajo.

Sipas Kasapit:

Grupi e zhvillon aktivitetin në periferi të Tiranës. Tregton kryesisht kokainë dhe heroinë të cilësisë së lartë, të cilën e siguron në qytetin e Durrësit. Ky grup është i përbërë nga 27 anëtarë, disa prej tyre të vrarë gjatë periudhës së analizimit. Paraqitet si një nga grupet më të rrezikshme, në qarkun e Tiranës. Ky grup ishte aktiv dhe gjatë kohës që drejtuesi i grupit ka qenë në burg, i dënuar për vrasje. Me lirimin e tij nga burgu, grupi e ka intensifikuar aktivitetin kriminal.
Përveç krimeve ndaj jetës, në eliminimin e anëtarëve të grupit rival, pjesëtarë të këtij grupi janë përfshirë në aktivitet të tilla, si: trafiku dhe shpërndarja e narkotikëve, vënia e gjobave subjekteve tregtare, vjedhje me dhunë e armë etj.

Prania e këtij grupi në qarkun e Tiranës ka shkaktuar rritje të numrit të krimeve të rënda dhe pasiguri tek qytetarët”./JOQ