Ballina Lajme BESA, ALEANCA PËR SHQIPTARËT DHE PDSH PREMTOJNË MBËSHTETJE NJËRI-TJETRIN PËR RRETHINË E...

BESA, ALEANCA PËR SHQIPTARËT DHE PDSH PREMTOJNË MBËSHTETJE NJËRI-TJETRIN PËR RRETHINË E DYTË NË ÇAIR (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Në pyetjen se a do ta mbështesin njëri tjetrin në rrethin e dytë, Idriz Orana nga PDSH tha se ai është i mendimit se “BDI duhet të shkojë në histori”.

Nga ana e tjetër Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja BESA tha se ai është i bindur se do të shkoj në raundin e dytë ndërsa shpresat i ka që fitorja të korret që në rrethin e parë, por tha se, nëse ai nuk shkon në rrethin e dytë, është i gatshëm të mbështesë cilindo kandidat që shkon pos atij të BDI-së.

Edhe Faruk Avdiu tha se është i bindur se do të shkoj në raundin e dytë, ndërsa shtoi se kërkesa e votuesve është që me çdo kusht të mos lejohet të fitojë edhe njëherë BDI.

“Nëse shkon Zeka, apo doktori Idrizi, unë do të përkrahi cilindo prej këtyre dyve dhe jo BDI-në”, tha Faruk Avdiu nga Aleanca për shqiptarët.