Atentat në Lushnje, dy të vrarë dhe dy të plagosur (VIDEO)

Atentat në Lushnje, dy të vrarë dhe dy të plagosur (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në shëtitoren e qytetit të Lushnjes pasditen e sotme.

Viktimat janë Zamir Latifi 26 vjeç dhe Jurgen Hoxha 26 vjeç. Atentatorët qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një makinë dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.

Identiteti i tyre nuk dihet, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për kapjen e tyre. Mësohet se dy viktimat janë miq të familjes së Aldo Bares. Ndërkohë, të plagosurit janë Marjus Xhepexhiu 26 vjeç dhe Bujar Turku 66 vjeç, ky i fundit i plagosur rastësisht teksa kalonte me biçikletë. Shkaqet e vrasjes dyshohet se jan konfliktet mes bandave kriminale në këtë qytet.

Nga ana tjetër, policia thotë se në aksin Lushnje-Berat u gjet një makinë e djegur, brenda së cilës kishte 3 kallashnikovë. Dyshohet se automjeti është përdorur nga atentatorët./tvklan.al