Ballina Lajme Ambasada e SHBA-ve: Të paraqiten shklejet në zgjedhje

Ambasada e SHBA-ve: Të paraqiten shklejet në zgjedhje

SHPËRNDAJE

Zgjedhjet e 15 tetorit janë të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë si demokraci përparimtare e stabile, tërësisht të integruar në institucionet Euro-Atlantike, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup me rastin e zgjedhjeve lokale. Në komunikatë, përfaqësia diplomatike e SHBA-ve fton qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe i inkurajon ata që bashkë me shoqërinë civile dhe mediat, të raportojnë të gjitha shqetësimet rreth parregullsive zgjedhore deri tek autoritetet përkatëse. “Zyrtarët qeveritar dhe lokal duhet të hetojnë në tërësi të gjitha pohimet për abuzim dhe të ndërmarrin masa. Besojmë se zgjedhjet janë pjesë kritike e çdo demokracie. Ambasada e SHBA-ve do të marrë pjesë aktive në vëzhgimin e zgjedhjeve, së bashku me vëzhguesit tjerë ndërkombëtarë dhe lokal.” thuhet në fund të deklaratës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.