ALEANCA PËR SHQIPTARËT TUBIM NË VELESHTË, SELA: “MOS MË VOTONI PËR ASFALLT,...

ALEANCA PËR SHQIPTARËT TUBIM NË VELESHTË, SELA: “MOS MË VOTONI PËR ASFALLT, POR PËR KAUZË”

SHPËRNDAJE

Në tubimine mbrëmshëm të Aleancës për Shqiptarët të mbajtur në fshatin Veleshtë të Strugës, kryetari i kësaj partie tha se Veleshta nuk është vetëm bastion i Ziadin Selës, por është bastion edhe i gjithë shqipatrisë. Kandidati i Aleancës për Strugën theksoi se përkrahja për Selen nuk është për t’ju shtruar rrugë e rrugica, por sipas tij, për të çuar përpara kauzën shqiptare. Në reagimin e Aleancës për Shqiptarët thuhet se nuk ka asgjë të vërtetë se gjoja do të përkrahë Elvis Bajramin dhe VMRO-në në Komunën e Shutkës. Ata thonë se këto deklarata janë bërë për të manipuluar me elektoratin shqiptar dhe, sipas tyre, për të njollosur sukseset e kësaj partie gjatë fushatës. Ndërkasq, Aleanca për Shqiptarët sonte do të zhvilloj takim me banorët e Vrapçishtit, kurse tubmin qëndrorë do ta mbaj në Dibër.

“Në luftën në mes të rejës dhe të vjetrës do të fitoj Aleanca për Shqiptarët, sepse e kam ditur që na qëndrojnë burra nga mbrapa, të cilët e shtyjnë këtë proces përpara.Sepse e kam ditur dhe e di që prej këtyre burrave nuk guxojmë të lëvizim asnjë moment nga rruga kombëtare që e kemi nisur, sepse ashtu siç dinë të të presin do burra, dinë edhe të të përcjellin nëqoftë se devijon nga rruga kombëtare”, u shpreh Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Përgatit: Adnan Qaili