Albin Kurti tregon bisedën e tij me qytetarin: Mixha më tha se...

Albin Kurti tregon bisedën e tij me qytetarin: Mixha më tha se kanë me ju vra (Foto)

SHPËRNDAJE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke marrë pjesë në një tubim elektoral në Pejë, ku po mban fjalim dhe po bën thirrje që të votohet kandidati i partisë së tij për kryetar të kësaj komune, Bashkim Nurboja.

Kurti ka ndarë me pejanët një bisedë të shkurtër me një person, mbështetës të VV-së, pasi që Shpend Ahmeti kishte fituar garën zgjedhore për Prishtinën.

Kurti tha se pas fitores së VV-së në Prishtinë kishte lot shumë. Por, sipas tij, jo vetëm lot gëzimi, por edhe lot shqetësimi, shkruan Periskopi.

Ai tha se e kishte pyetur një person të moshuar se për çfarë po qanë.

“Mixhë pse po qanë, e pyeta. Po m’dhimni se kanë me ju vra. Se ju e keni kryt e fortë e ata kanë pare shumë. Ai fliste nga përvoja e tij. Arkitektin Rexhep Luci në Prishtinë e kishin vrarë”, tregoi Kurti.

Kurti tha se kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodh dhe se Vetëvendosje do të vazhdojë rrugën e saj.

“Ne edhe kemi ndalur korrupsionin e keqpëedorimet e shumta”, tha ai para qytetarëve të Pejës. /Periskopi/