Ballina Kultura Kinematografi Aktoret e famshme akuzojnë hapur producentin Hollywood-ian: Ka abuzuar me ne!

Aktoret e famshme akuzojnë hapur producentin Hollywood-ian: Ka abuzuar me ne!

SHPËRNDAJE

Producenti i njohur Hollywood-ian, Harvey Weinstein po përballet me akuza të shumta nga personat me të cilët ka punuar gjatë jetës së tij,
që pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga ai.

Pjesë e këtij grupi janë dhe aktoret e famshme, Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow, të cilat kanë pohuar se në fillim të karrierës së tyre
kanë qenë viktima të abuzumeve të tij seksuale.

Yjet e kinemasë tregojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në fillim të karrierës së tyre. Aktoret iu bashkuan pjesës tjetër të atyre që akuzuan
producentin e famshëm, edhe pse ky i fundit ka mohuar çdo akuzë për përdhunim.

Ish-presidenti Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle kanë ngritur gjithashtu zërin e tyre ndaj gjigandit të kinematografisë, duke
inkurajuar vajzat dhe gratë të mos heshtin rreth këtyre çështjeve.

“Kam patur një eksperiencë shumë të keqe me Harvey Weinstein në rininë time dhe si rezultat kam zgjedhur që të mos punoj më kurrë me të,
pavarësisht çfarë të tjerët më thonin.”- është shprehur Jolie, të cilës i është bashkuar gjithashtu Gwyneth Paltrow e cila tregon se teksa bënin
prova ai filloi ta ngacmonte me duar dhe t’i kërkonte asaj masazhe.

E dashura e Brad Pitt-it asokohe, tregon se ishte pikërisht aktori ai që u përball me të menjëherë pasi ajo i tregoi ç’i kishte ndodhur.

Ndërkohë edhe bashkëshortja e tij prej 10 vitesh, Georgina Chapman deklaroi publikisht se do të ndahej prej tij, duke mbështetur të gjithë vajzat që kanë vuajtur për shkak të tij.

/ANABEL/